• e diel, 06 tetor 2024

Vizer pezullon një numër të madh linjash ajrore në rajon

Vizer pezullon një numër të madh linjash ajrore në rajon

Budapest, 6 shkurt 2024 (MIA) - Nga vera e ardhshme, Vizer nuk do të fluturojë më nga Lubjana për në Londër në Luton, me çka aviokompania betet vetëm me fluturime për në Shkup (tri herë në javë).

Vizer pezullon edhe fluturimet prej Nishit deri në Dortmund, Vjenë dhe Malme, gjithsej shtatë fluturimesh në javë. Kompania mbetet në vetëm dy linja prej Nishit (Bazel dhe Memingen). 

Edhe në Banja Llukë, kompania pezullon dy linja dhe do të mbetet vetëm në dy linja, ndërsa do të ketë pesë fluturime më pak se vitin e kaluar, njofton portali ZamaAero.

Vizeri redukton gjithashtu edhe fluturimet nga Tuzla. Verën e kaluar ka pasur 48 fluturime në 16 linja, këtë dimër nëntë fluturime në tre linja, por këtë verë ka një fluturim më pak se këtë dimër, respektivisht do të ketë tetë fluturime javore në tre linja, duke marrë parasysh se Bazeli është reduktuar nga tre në dy fluturime javore. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR