Virusi mpoks kërcënon të përhapet në të gjithë botën
- Mpoks është një infeksion që është tipik për pjesë të Afrikës dhe përhapet përmes kontaktit me kafshët e infektuara si dhe në mesin e anëtarëve të familjes, ndërsa karakterizohet me temperaturë të lartë dhe shfaqjen e flluskave të mbushura me qelb.
Londër, 27 qershor 2024 (MIA) - Mpoks është një infeksion që është tipik për pjesë të Afrikës dhe përhapet përmes kontaktit me kafshët e infektuara si dhe në mesin e anëtarëve të familjes, ndërsa karakterizohet me temperaturë të lartë dhe shfaqjen e flluskave të mbushura me qelb.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në fund të vitit të kaluar shpalli alarm për shkak të epidemisë së madhe të mpoks, e njohur më parë si lija e majmunëve, në Republikën Demokratike të Kongos, por edhe në të gjithë botën.
Lloji i sapo zbuluar i virusit, të cilin disa shkencëtarë e përshkruajnë si më të rrezikshmin ndonjëherë, kërcënon të përhapet përtej Kongos në vendet fqinje si Ruanda, Burundi dhe Uganda, shkruan Ekonomist.
Edhe pse dihet shumë pak për këtë lloj, ligjeruesi në Universitetin e Ruandës, Zhan-Klod Udahemuka, thotë se vdekshmëria prej saj është rreth pesë për qind tek të rriturit dhe dhjetë për qind tek fëmijët. Ky lloj virusi transmetohet në mënyra të ndryshme dhe prek në masë të madhe fëmijët.
Më 25 qershor, OBSH theksoi nevojën urgjente për t'u përballur me rritjen e rasteve të mpoks në Afrikë. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s