• e enjte, 26 dhjetor 2024

Vilders: Formimi i qeverisë së pakicës në Holandë është një nga opsionet

Vilders: Formimi i qeverisë së pakicës në Holandë është një nga opsionet

Amsterdam, 29 nëntor 2023 (MIA)- Politikani holandez Gert Vilders nga Partia e Lirisë (PVV) e cila i fitoi në zgjedhjet e fundit, deklaroi se formimi i qeverisë së pakicës është një nga opsionet që i qëndron përpara marrëveshjes së strukturës së ardhshme qeveritare në vend.

Në konferencën e sotme për shtyp ai tha se do të jetë "i fuqishëm, por edhe i arsyeshëm" në negociatat me partnerët potencial, transmetojnë mediat britanike.

Valders shtoi se do dëshironte të punojë me Partinë kombëtare për liri dhe demokraci (VVD) të kryeministrit në largim Mark Rute, partinë e qendrës së djathtë Marrëveshja e Re sociale (NSC) dhe Lëvizjen konservatore fermerë-qytetarë.

Megjithatë, së shpejti pas përfundimit të zgjedhjeve, partia e deritanishme qeveritare VVD kumtoi se nuk do t'i bashkohet kabinetit të udhëhequr nga Vildersi duke theksuar se ai do ta mbështeste atë në formimin e qeverisë.

Vildersi, partia e të cilit fitoi rreth 24 për qind të votave do të duhet të hyjë në koalicion me më së paku edhe dy parti derisa dëshiron të formojë qeveri.

Lideri i NUK, Piter Omzigt, theksoi se puna me Vlidersin do të jetë e vështirë, duke pasur parasysh se elementet e programit të PVV-së i shkelin garancitë kushtetuese holandeze të lirisë së fesë, njoftuan mediat britanike.

Vildersi sot përsëriti se është i përgatitur për kompromis të disa pikave. ss/

Foto: arkivi MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR