• e martë, 24 dhjetor 2024

Vilders: Dakordohet Qeveria e re djathtiste e Holandës

Vilders: Dakordohet Qeveria e re djathtiste e Holandës

Amsterdam, 15 maj 2024 (MIA) - Populisti holandez i ekstremit të djathtë Gert Vilders deklaroi sot se ka rënë dakord për një qeveri koalicioni me tre parti të tjera të krahut të djathtë, pothuajse gjashtë muaj pas zgjedhjeve parlamentare në Holandë, thekson DPA.

"Kemi një marrëveshje", tha Vilders sot në Hagë, ndërsa bisedimet momentin e fundit për një koalicion të ri qeveritar vazhduan para afatit të mesnatës.

Vilders, megjithatë, shtoi se nuk është rënë dakord asnjë emër për kandidat për kryeministër.

Partia e Lirisë (PVV) e politikanit kontrovers siguroi fitore të pastër dërrmuese në zgjedhjet e nëntorit, duke siguruar 37 nga 150 vendet në Parlament, por Vilders ka rezultuar i paaftë për të siguruar mbështetjen e mjaftueshme për të zëvendësuar Mark Ruten si kryeministër.

Koalicioni duhet të përfshijë Partinë popullore liberale për liri dhe demokraci të Rutes, Marrëveshjen e re konservatore sociale (NSC) të Piter Omcigt dhe Lëvizjen populiste fermere-qytetare (BBB).

Deri sot pasdite për publikun përmbajtja e marrëveshjes nuk ka qenë e disponueshme, transmeton DPA.

Grupet parlamentare të koalicionit të ri kanë afat deri në mesnatë për të dhënë miratimin e tyre për marrëveshjen. 

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR