• e enjte, 26 dhjetor 2024

Vigemark: Situata në veri të Kosovës është mjaftë e brishtë, njerëzit janë të frikësuar

Vigemark: Situata në veri të Kosovës është mjaftë e brishtë, njerëzit janë të frikësuar
Prishtinë, 16 nëntor 2022 (MIA) - Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë - EULEKS, Lars Gunar Vigemark, ka vlerësuar situatën e sigurisë në veri të Kosovës, të krijuar pas largimit të serbëve të Kosovës nga institucionet, si “mjaftë të brishtë”, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Pas vizitës së sotme në zonën ku jeton popullata shumicë serbe, Vigemark ka shkruar në Tuiter e tij se popullata atje ka frikë nga zhvillimi i mundshëm i ngjarjeve pas zbatimit të paralajmëruar, prej 21 nëntorit, të vendimit të Qeverisë në Prishtinë për ndëshkimin e atyrë që nuk do t'i ndërrojnë targat e lëshuara nga Serbia me targa me emërtimin RKS, gjegjësisht Republika e Kosovës. "Pas takimeve që kam pasur në Mitrovicë të veriut me liderët politikë, organizatat e shoqërisë civile dhe njësinë policore të EULEKS-it të sapo krijuar, është e qartë se gjendja e sigurisë është shumë e brishtë dhe se popullata vendase është e frikësuar. EULEKS-i do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe kërkon nga të gjithë të tregojnë përmbajtje maksimale, ka shkruar Vigemark. Në fund të javës së kaluar EULEKS-i njoftoi se Njësia Speciale e Policisë në kuadër të atij misioni është përforcuar me një njësi rezervë prej 23 karabinierësh të xhandarmërisë italiane. Serbët e Kosovës janë larguar nga institucionet shtetërore dhe lokale në Kosovë që nga 5 tetori, pasi qeveria e Albin Kurtit vendosi të vendosë sanksione ndaj atyre që nuk zëvendësojnë targat serbe me targa të Kosovës. Që nga fillimi i këtij muaji, organet ligjzbatuese kanë marrë vërejtje për personat që nuk kanë ndërruar targat dhe nga 21 nëntori, sipas vendimit të qeverisë, do të fillojnë të vendosen gjoba. Kjo masë është paraparë të zgjasë deri më 21 prill, kur do të fillojë zbatimi i plotë i ligjit, përkatësisht do të ndalohet qarkullimi i automjeteve me targa ilegale të lëshuara nga Serbia.

Најголемата партија на косовските Срби, Српска листа, најави дека, во моментот кога ќе почнат да се изрекуваат казни, ќе започне „жесток отпор“ против властите во Приштина. иа/сд/

Partia më e madhe e serbëve të Kosovës, Lista Srpska, ka bërë të ditur se në momentin që do të fillojë shqiptimi i dënimeve, do të fillojë “rezistencën e ashpër” kundër autoriteteve në Prishtinë. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR