• e enjte, 26 dhjetor 2024

Vesiq: Qytetarët e Kosovës me letërnjoftim serb mund të marrin numër ID dhe të punojnë në Maqedoni të Veriut dhe Shqipëri

Vesiq: Qytetarët e Kosovës me letërnjoftim serb mund të marrin numër ID dhe të punojnë në Maqedoni të Veriut dhe Shqipëri

Beograd, 9 mars 2024 (MIA) - Ministri serb i Ndërtimtarisë, Transportit dhe Infrastrukturës, Goran Vesiç theksoi se "të gjithë qytetarët e Kosovës, si pjesë përbërëse e Serbisë, pa dallim të kombësisë, nëse kanë letërnjoftim serb, mund t'i shfrytëzojnë lehtësimet nga marrëveshja në kuadër të "Ballkanit të Hapur", informon korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

"Çdo qytetar i Serbisë, i cili jeton në Kosovë, me letërnjoftim serb, mund t'i shfrytëzojë të gjitha përparësitë e integrimit tonë rajonal. Kjo vlen edhe për Albin Kurtin. Mjafton, nëse nuk ka, të nxjerrë letërnjoftim, kur nuk do të jetë kryeministër, do të mund të punojë në Tiranë, pa kurrfarë pengesa", theksoi Vesiq.

Ai përkujtoi se thelbi i "Ballkanit të Hapur" është që të mënjahohen të gjitha pengesat që të vendoset qarkullim i lirë i njerëzve, mallrave dhe kapitalit dhe kishte vërejtje se kjo është pikërisht e kundërt me atë që e bën Qeveria në Prishtinë në krye me Albin Kurtin.

Ai theksoi se një nga çështjet më të rëndësishme në dikasterin e tij, ndërsa në kuadër të "Ballkanit të Hapur", është sistemi i pagesës së integruar, i cili nga viti i kaluar me sukses funksionon mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. 

Vesiq shtoi se po punohet edhe në vendosjen e korridoreve të gjelbra, që kamionët nga këto tre vende të munden pandërprerë të kalojnë nga njëra anë në tjetër, përmes korridoreve të veçanta, me çka do të eliminohen shpenzimet plotësuese dhe mundësohet bashkëpunim më i mirë. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR