Vershinjin: Rusia nuk është kundër vazhdimit të Nismës për eksport të drithërave përmes Detit të Zi, por vetëm për 60 ditë
- - Rusia nuk ka ankesa për vazhdimin e Nismës për eksport të drithërave përmes Detit të Zi, por vetëm për 60 ditë, deklaroi sot në Gjenevë zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Vershinjin, pas konsultimeve me përfaqësuesit e KB-së.
- Post By Fitore Curri
- 18:19, 13 mars, 2023
Gjenevë, 13 mars 2023 (MIA) - Rusia nuk ka ankesa për vazhdimin e Nismës për eksport të drithërave përmes Detit të Zi, por vetëm për 60 ditë, deklaroi sot në Gjenevë zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Vershinjin, pas konsultimeve me përfaqësuesit e KB-së.
"Duke pasur parasysh se natyra e marrëveshjeve të Stambollit ka lidhje me pakon e marrëveshjeve, në përputhje me propozimin e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh, pala ruse nuk e kundërshton rivendosjen e Nismës për eksport të drithërave përmes Detit të Zi, por vetëm për një periudhë prej 60 ditë", tha Vershinjin në konferencë për media, transmeton Tass. fc/