• e shtunë, 23 nëntor 2024

Verërat ballkanike në fokus të "Vizionit të verërave Ballkani i Hapur" në Beograd

Verërat ballkanike në fokus të

Beograd, 12 qershor 2023 (MIA) - Panairi ndërkombëtar "Vizioni i verërave Ballkani i Hapur" që është nën patronatin e qeverive të Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, ndërkaq si pjesë e nismës Ballkani i Hapur, përzemërsisht dërgoi ftesë për panairin e dytë ndërkombëtar për verëra, që do të mbahet prej 16 deri më 19 nëntor 2023 në Beograd, ku në mënyrë unikate do të kryqëzohen rrugët e verërave të Ballkanit dhe do të grumbullohen prodhuesit më të mirë të verërave në rajon dhe më gjerë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Vitin e kaluar "Wine Vision of the Open Balkans" tërhoqi mbi 30.000 vizitorë, adhurues dhe profesionistë të verërave, prezantoi mbi 350 bodrume të verës nga rajoni, duke e promovuar kulturën e pasur të verërave dhe duke vendosur kontakte të çmuara afariste.

Paraqitja si ekspizues apo vizitor profesionist është mundësia e vetme për rrjetëzim, mësim dhe zhvillim të biznesit tuaj. Afati i fundit për paraqitje të ekspozuesve është 19 qershori, ndërsa afati për konfirmim të regjistrimit është 10 korriku i këtij viti. Për më shumë hollësi për atë se si të aplikoni, vizitoni https://fair.openbalkan.com/ ab/

QËNDRONI TË LIDHUR