• e enjte, 26 dhjetor 2024

Vensi kritikon Bajdenin për ofendimet ndaj mbështetësve të Trampit

Vensi kritikon Bajdenin për ofendimet ndaj mbështetësve të Trampit

 Uashington, 30 tetor 2024 (MIA) -  Kandidati republikan për nënpresident Xhej Di Vens sot e kritikoi presidentin amerikan Xho Bajdenin, i cili paraprakisht mbështetësit e republikanit Donald Tramp i quajti "plehra".

 Vensi tha se Bajdeni dhe kandidatja demokrate dhe nënpresidente aktuale Kamala Harris duhet të "turpërohen" për këto komente, raporton Njujork post.

 "Një nënë që mban zi për djalin e saj që vdiq nga një mbidozë me fentanil nuk është plehrë", ka shkruar Vensi në përgjigjen që deri më tani është parë më shumë se 2.4 milionë herë në internet.

 Bajdeni paraprakisht ka kritikuar retorikën vulgare që e ka përdorë Trampi në një tubim në Medison Skuer Garden në Nju-Jork. "Para një dite, një folës në një tubimin e Trampit e quajti Portorikon një ishull lundrues mbeturinash. Njoh portorikanë në shtetin tim të lindjes Delaver dhe ata janë njerëz të mirë dhe të ndershëm", tha Bajdeni në një bisedë me përfaqësuesit e Organizatës Spanjolle-Amerikane për animacion të votuesve Voto Latino.

 Presidenti amerikan më pas shtoi se mbështetësit e Trampit janë plehra të vetme që sheh dhe e quajti demonizimin e latino-amerikanëve  nga ana e Trampit si "të pafalshëm dhe joamerikan". "Kjo plotësisht është kundër gjithçkaje që kemi bërë dhe gjithçkaje që jemi", tha presidenti amerikan.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR