• e martë, 24 dhjetor 2024

Venezuela mbyll ambasadën në Ekuador në shenjë të mbështetjes së Meksikës

Venezuela mbyll ambasadën në Ekuador në shenjë të mbështetjes së Meksikës

Karakas, 17 prill 2024 (MIA) - Presidenti i Venezuelës, Nikollas Maduro ka urdhëruar mbylljen e ambasadës dhe konsullatës në Ekuador në shenjë të mbështetjes së Meksikës.

Maduro gjithashtu theksoi se Venezuela e mbështet kërkesën e Meksikës të suspendohet anëtarësimi i Ekuadorit në Kombet e Bashkuara.

Presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa me 5 prill ka urdhëruar bastisje në ambasadën e Meksikës në Kito, gjatë së cilës u arrestua ish zëvendëspresidenti Horhe Glas. Ai në ambasadën e Meksikës është fshehur nga dhjetori i vitit të kaluar. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR