• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Venezuela liroi 21 të burgosur politikë, në mesin e të cilëve tetë shtetas amerikanë

Venezuela liroi 21 të burgosur politikë, në mesin e të cilëve tetë shtetas amerikanë

Karakas, 20 dhjetor 2023 (MIA) - Autoritetet e Venezuelës sot liruan 21 "të burgosur politikë", përfshirë edhe tetë nga SHBA-ja, njoftoi Koalicioni për të Drejtat e Njeriut dhe Demokraci, që veproi me rastet e tyre. 

Maria Alehandra Poleo, një nga avokatet e grupit, deklaroi se deri më tani ka "tetë amerikanë dhe 13 banorë të Venezuelës", përfshirë edhe Luk Aleksandër Denman dhe Ajran Beri, të dënuar me dënim 20-vjeçar me burg për pushtim të pasukseshëm në Venezuelë në vitin 2020. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR