Venezuela fillon ndjekjen penale kundër liderëve të opozitës që kontestojnë rezultatet e zgjedhjeve
- Prokurori i përgjithshëm i Venezuelës, Tarek Saab mbrëmë ka kumtuar se prokuroria e shtetit po fillon procedurë penale kundër liderëve të opozitës Maria Korina Maçado dhe Edmundo Gonzalez të cilët kontestojnë rezultatet e zgjedhjeve të 28 korrikut.
- Post By Fami Bajrami
- 08:06, 6 gusht, 2024
Karakas, 6 gusht 2024 (MIA) - Prokurori i përgjithshëm i Venezuelës, Tarek Saab mbrëmë ka kumtuar se prokuroria e shtetit po fillon procedurë penale kundër liderëve të opozitës Maria Korina Maçado dhe Edmundo Gonzalez të cilët kontestojnë rezultatet e zgjedhjeve të 28 korrikut.
Saab deklaroi se hetimi ka të bëjë me "nxitjen e policisë dhe ushtrisë për të mos iu bindur ligjit".
Më herët dje, liderët e opozitës publikuan një letër ku u bënin thirrje forcave të sigurisë të "qëndrojnë në anën e popullit" dhe të respektojnë rezultatet e zgjedhjeve që sipas tyre, "ata i kanë fituar".
Pretendimet e presidentit Nikolas Maduro se ka fituar mandatin e tretë në votimet e 28 korrikut ka shkaktuar protesta në gjithë vendin gjatë javës së kaluar, duke kërkuar që Maduro të tërhiqet dhe të respektohet fitorja e Gonzalezit.
Forcat e sigurisë se Venezuelës kanë filluar të targetojnë autorët e dyshuar të krimeve të dhunshme gjatë protestave në një operacion të quajtur "knock-knock" që grupet mbështetëse thonë se ka për qëllim të ngjall frikë tek protestuesit.
Maduro dhe funksionarët e tjerë e reklamuan operacionin si një mjet për të targetuar ata që qëndrojnë pas dhunës së protestave të cilët i përshkruan si "kriminelë fashistë".
"Operacioni çuk- çuk është emri i vendosur nga disa zëdhënës të qeverisë, joformalisht gjatë përshkallëzimit të represionit", tha Gonzalo Himiob, nënkryetar i grupit të personave ligjor Foro Penal. Kjo quhet çuk- çuk sepse është trokitja në derë që bie në orët e para të mëngjesit”, tha ai. Foro Penal dje ka konfirmuar 1.010 arrestime, ndërsa grupi amerikan Hjuman rajts uoç publikoi se të paktën 20 persona janë vrarë.
Foto: EPA