• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Venecia vendos taksë për "hyrje" nga prilli

Venecia vendos taksë për

Venecia, 23 nëntor 2023 (MIA) - Këshilli i qytetit të Venecias sot njoftoi se për 29 ditë në vitin 2024, për shkak të turizmit masiv, do të vendosë taksë të re prej pesë euro për turistët të cilët vijnë për vizitë vetëm për një ditë. 

Taksa do të zbatohet gjatë sezonit turistik, nga 25 prilli deri më 5 maj, pastaj në fundjavat në maj (11 dhe 12, 18 dhe 19 dhe 25 dhe 26), qershor (8 dhe 9, 15 dhe 16, 22 dhe 23 dhe 29 dhe 30),si dhe dy fundjava në korrik (6 dhe 7 dhe 13 dhe 14).

Pagesa, zbatimi i së cilës shtyhet disa herë, vlen vetëm për turistët të cilët hyjnë në pjesën e vjetër prej orës 8:30 deri në orën 16:00 sipas kohës lokale, njoftuan autoritetet e qytetit. 

"Ai është eksperiment i cili ka për qëllim që ta përmirësojë cilësinë e jetës në qytet, për ata të cilët jetojnë aty dhe për ata të cilët punojnë aty", thonë autoritetet. 

Dënimet potenciale për mosrespektim janë prej 50 deri 300 euro. Për fëmijë të moshës deri 14-vjeç nuk do të paguhet taksë e tillë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR