• e martë, 02 korrik 2024

Vendkalimi kufitar Rafa mes Egjiptit dhe Gazës është hapur për dërgesa të ndihmës humanitare

Vendkalimi kufitar Rafa mes Egjiptit dhe Gazës është hapur për dërgesa të ndihmës humanitare

Gazë, 21 tetor 2023 (MIA) - Vendkalimi kufitar Rafa mes Egjiptit dhe Rripit të Gazës sot ishte hapur për dërgesë të ndihmës humanitare për enklavën palestineze, i bllokuar pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit, njoftuan agjencitë e huaja. 

Hamasi thotë se ndihma përfshin "ilaçe, materiale medicinale dhe sasi të kufizuar të ushqimit (ushqim i konservuar). 

Sipas lëvizjes palestineze, kolona përbëhet nga 20 kamionë. 

Më parë, ambasada amerikane në Izrael njoftoi se vendkalimi kufitar Rafa do të jetë i hapur për të huajt të cilët duan të largohen nga Rripi i Gazës. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR