• e enjte, 26 dhjetor 2024

Vendimi për referendum për hyrjen e Moldavisë në BE i pasigurt, presidentja Sandu akuzon për ndërhyrje nga jashtë

Vendimi për referendum për hyrjen e Moldavisë në BE i pasigurt, presidentja Sandu akuzon për ndërhyrje nga jashtë

Kishinjev, 21 tetor 2024 (MIA) - Referendumi në Moldavi për atë nëse ta ndryshojë Kushtetutën dhe të angazhohet për hyrje në BE që u mbajt gjatë ditës së djeshme është në "fije të perit”, ku përqindja e votave “për” dhe “jo” është pothuajse e barabartë.

Për momentin 49.9 për qind e votave janë për “po”, ndërsa 50,1 për qind e votave janë për “jo”, me rreth 97 për qind të votave të numëruara. Ky është një rezultat i papritur, pasi disa anketa të fundit sugjeruan se vota për hyrje në BE-në sigurt se do të ngadhënjejë.

Presidentja aktuale proevropiane Maja Sandu më parë dënoi rezultatin e ngushtë si "një produkt i ndërhyrjes nga jashtë në politikën e Moldavisë".

Ajo tha se ky është një "sulm i paprecedentë ndaj demokracisë", duke iu referuar akuzave se Rusia ka paguar njerëz për të votuar në një mënyrë të caktuar, të cilën Moska e mohon.

“Grupe kriminale të cilët veprojnë së bashku me forcat e huaja, të rreshtuar në mënyrë armiqësore ndaj interesave tona kombëtare, e kanë sulmuar vendin tonë me dhjetëra miliona euro, gënjeshtra dhe propagandë për ta vënë gjendjen në pasiguri dhe destabilitet”, tha Sandu në Kishinjev.

Sandu tha, poashtu se qeveria e saj ka "prova të qarta" se janë blerë 300.000 vota që ajo e quajti një "mashtrim të paprecedentë".

“Jemi në pritje të rezultateve përfundimtare (zgjedhore) dhe do të përgjigjemi me vendime të forta”, tha Sandu. Kremlini ka hedhur poshtë akuzat për blerje votash.

Sandu ka dalë e para në raundin e parë, por me një diferencë shumë më të vogël nga se pritej - 41 për qind të votave - kështu që tani do të përballet me një balotazh të vështirë në fillim të nëntorit, ku kundërshtarët e saj me gjasë do të bashkohen kundër saj.

I dyti është Alekandar Stojanoglo i cili mbështetet nga Partia socialiste proruse e cila fitoi pothuajse 30 për qind, më shumë seç pritej. Nëse kandidatët e tjerë mbështesin Stojanoglon para raundit të dytë, Sandu mund të përballet me rrezik real për të mos u rizgjedhur.

Ministria e Punëve të Jashtme të Moldavisë kumtoi se votimi duhej të vazhdojë në Moskë dhe në dy qendra votimi në Rumani dhe një në Francë për shkak të numrit të madh të votuesve. Deri në mbylljen e qendrave të votimit në orën 21, në vendvotime janë paraqitur 51 për qind e votuesve dhe mbi këtë bazë referendumi është i vlefshëm.

Këto zgjedhje janë test kyç për vendin i cili përballet me një zgjedhje midis vazhdimit të anëtarësimit në BE ose mbajtjes së lidhjeve të ngushta me Rusinë.

Moldavia për momentin është në negociata me BE-në për anëtarësim. Negociatat qasëse do të vazhdojnë pavarësisht rezultatit të referendumit, pasi ai nuk ishte ligjërisht i detyrueshëm.

Foto: EPA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR