• e enjte, 26 dhjetor 2024

Vendet nga Kuinti kanë bërë thirrje për përmbajtje në veri të Kosovës

Vendet nga Kuinti kanë bërë thirrje për përmbajtje në veri të Kosovës

Prisahtinë, 19 maj 2023 (MIA) - Vendet nga Kuinti (SHBA, Franca, Italia, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar), u kanë bërë thirrje të gjithë aktorëve politikë në Kosovë që të mos ketë veprime të cilat mund të rrisin tensionet në veri dhe urgjentisht të punojnë së bashku, drejt një zgjidhjeje që siguron demokraci të qëndrueshme në katër komunat në veri.

Sipas tyre, këtu përfshihet edhe procesi i betimit të kryetarëve të rinj, pas siç thonë ata, nuk ka kërkesë që betimi të bëhet në zyrat komunale.

“Nuk duhet të ketë veprime apo iniciativa, përfshirë kryetarët e sapozgjedhur të komunave dhe kuvendet komunale, që nuk i shërbejnë popullit ose që mund të rrisin tensionet. Kjo përfshin ushtrimin e më shumë se kompetencave administrative dhe procesin e marrjes së detyrës pasi nuk ka kërkesë që kryetarët e komunave të bëjnë betimin në zyrat komunale", thuhet në kumtesë.

Prej aty thonë se të gjitha palët duhet të përmbahen nga përdorimi i forcës ose veprimet që rrisin tensionet ose nxisin konflikt.

"E mbështesim dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, “duke përfshirë nevojën për progres urgjent për krijimin e Komunitetit/Asociacionit të komunave me shumicë serbe", thuhet në kumtesën e Kuintit. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR