• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Vendet e G20 lëshuan një deklaratë të përbashkët në Rio

Vendet e G20 lëshuan një deklaratë të përbashkët në Rio

 Rio de Zhanejro, 19 nëntor 2024 (MIA) - Samiti i G20-ës në Rio de Zhanejro filloi dje me një përparim të papritur pasi që anëtaret lëshuan një deklaratë të përbashkët në ditën e parë të bisedimeve, njoftoi DPA.

 Brazili, si vendi nikoqir, me sukses  e formësoi  agjendën, duke përfshirë prioritetet kryesore nga presidenca e G20-ës në dokument,  duke përfshirë edhe luftën kundër urisë dhe ndryshimeve klimatike, së bashku me përpjekjet për reformimin e  organizatave ndërkombëtare.

 Liderët nga ekonomitë kryesore industriale dhe në zhvillim të botës, gjithashtu, e shprehën  përkushtimin e tyre për taksimin më efektiv të super të pasurve dhe përsëritën qëllimin e rënë dakord ndërkombëtarisht për kufizimin e ngrohjes globale në 1.5 gradë Celsius në krahasim me kohën para-industriale.

 Edhe krahs shqetësimeve fillestare për mospajtimin e mundshëm nga presidenti ultra-liberal i Argjentinës Havier Milei, G20 arriti të sigurojë një konsensus të gjerë.

 Një pikë kyçe e marrëveshjes ishte presioni për reformim të Këshillit të Sigurimit të KB-së, me deklaratën përfundimtare e cila bën thirrje për një këshill "më përfaqësues, gjithëpërfshirës, ​​efikas, efektiv, demokratik dhe të përgjegjshëm".

 Megjithatë, si samiti i vitit të kaluar në Indi, nuk pati asnjë dënim të qartë të agresionit rus në Ukrainë, për dallim nga qëndrimi i fortë i mbajtur në samitin në Bali të vitit 2022.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR