• e enjte, 26 dhjetor 2024

Vendet e BE-së kanë arritur një marrëveshje fillestare për sanksione të reja kundër Rusisë

Vendet e BE-së kanë arritur një marrëveshje fillestare për sanksione të reja kundër Rusisë

Bruksel, 21 qershor 2023 (MIA) - Vendet e BE-së kanë arritur marrëveshje fillestare në nivel ambasadori për raundin e njëmbëdhjetë të sanksioneve kundër Rusisë, njoftoi Presidenca suedeze me Këshillin e BE-së.

Sanksionet e reja parashikojnë përmirësimin e masave kundër anashkalimit të kufizimeve të vendosura tashmë ndaj zyrtarëve, qytetarëve dhe organizatave ruse.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, u shpreh e kënaqur me vendimin.

"Kjo do t'i japë një goditje tjetër makinës luftarake të Presidentit Vladimir Putin duke forcuar më tej kufizimet e eksportit që synojnë organizatat të cilat angazhohen për Kremlinin," shkroi ajo në Tuiter.

“Sanksionet e reja do ta pengojnë Rusinë të marrë mallra që mbulohen nga sanksionet”, shtoi Fon der Lajen. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR