• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Vendet arabe apelojnë deri tek Këshilli i Sigurisë së KB-së të kërkojë armëpushim në Gaza

Vendet arabe apelojnë deri tek Këshilli i Sigurisë së KB-së të kërkojë armëpushim në Gaza

Nju Jork, 15 shkurt 2024 (MIA) - Njëzetë e dy vende arabe apelojnë deri te Këshilli i Sigurisë së KB-së të kërkojë armëpushim urgjent në Gaza dhe ndihmë të papenguar humanitare dhe për të parandaluar çdo transferim të palestinezëve nga territori.

Kryetari i grupit arab të këtij muaji, ambasadori i Tunizisë në KB-së, Tarik Ladeb, mbrëmë deklaroi se rreth 1.5 milionë palestinezë që u larguan nga konflikti në qytetin jugor të Rafahut do të përballen me një "skenar katastrofik" nëse kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu filloni evakuim tw mundshëm tw civilëve dhe ofensivë ushtarake në zonën kufitare me Egjiptin.

Alizhir, përfaqësuesi arab në Këshillin e Sigurisë së KB-së, para dy javësh ndau propozim-rezolutën me të cilën bënë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar dhe qasje të papenguar, si dhe një refuzim të zhvendosjes së detyruar të civilëve palestinezë që është një temë e diskutimit intensiv.

Ambasadorja e SHBA-së në KB Linda Tomas-Grinfild javën e kaluar deklaroi se rezoluta mund të rrezikojë "negociatat e ndjeshme" që synojnë arritjen e një pauze në luftën midis Izraelit dhe Hamasit dhe lirimin e disa prej pengjeve të marrë gjatë sulmit të papritur të Hamasit më 7 tetor në pjesën jugore të vendit.

Rijad Mansur, ambasador palestinez në KB, mbrëmë deklaroi se kishte mbështetje të madhe për rezolucionin dhe se diplomatët amerikanë kishin shumë diskutime të hapura me ambasadoren amerikane duke u përpjekur për të marrë mbështetje nga SHBA-të. 

"Besojmë se tash është koha e fundit që Këshilli i Sigurisë të vendosë për rezolutën për një armëpushim humanitarë pas ditës së 131", tha ai. 

Disa vende arabe kanë bërë presion për një votim për draftin alergjian këtë javë, por disa arabë dhe diplomatë të tjerë në Këshillin e Sigurisë së KB-së thanë se votimi është me siguri javën e ardhshme, për të dhënë më shumë kohë për bisedimet me SHBA për ta hequr veton. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR