• e enjte, 26 dhjetor 2024

Vendet anëtare të BE-së i mbështetën propozim ndryshimet e Direktivës për Leje të vetme për qëndrim dhe punë

Vendet anëtare të BE-së i mbështetën propozim ndryshimet e Direktivës për Leje të vetme për qëndrim dhe punë

Bruksel, 21 dhjetor 2023 (MIA) - Vendet anëtare të BE-së mbështetën marrëveshjen e arritur midis presidencës spanjolle me Këshillin Evropian dhe përfaqësuesve të Parlamentit Evropian për ndryshimin e procedurave për lëshimin e lejes së vetme të qëndrimit dhe punës në Union.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, ndryshimet e Direktivës për leje të vetme qëndrimi dhe punë e azhurnojnë procesin e aplikimit për lëshimin e këtij dokumenti dhe i barazojnë të drejtat e punëtorëve nga vendet e treta me ato të homologëve të tyre nga BE-ja.

Sipas ministres spanjolle të Përfshirjes, Sigurimeve Shoqërore dhe Migracionit, Elma Saiz, ndryshimet janë një përgjigje ndaj mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar në disa sektorë të tregut evropian të punës.

Pritet që rregullat e tilla të përditësuara të japin një nxitje për të tërhequr punëtorët e trajnuar profesionalisht nga vendet jashtë BE-së dhe barazimi i të drejtave të punëtorëve me origjinë nga vendet e treta dhe nga BE-ja të kontribuohet në uljen e eksploatimit të punës.

Direktiva parashikon që përgjigje në kërkesën e lejes së vetme për qëndrim dhe punë duhet të jepet më së voni në afat prej tre muajsh pas marrjes së kërkesës së plotë.  Pas kësaj, në bazë të një leje të vetme të miratuar, vendet anëtare do të duhet të lëshojnë vizën e nevojshme të punës për hyrje të ligjshme në territorin e BE-së.

Punëtorët e huaj që kanë një leje të vetme do të mund të ndryshojnë punëdhënësin e tyre, pasi të kenë njoftuar organet kompetente. Në rast të humbjes së vendit të punës, punëtori që ka një leje të vetme do të mund të qëndrojë në territorin e BE-së për një periudhë deri në tre muaj ose deri në gjashtë muaj nëse kanë kaluar më shumë se dy vjet nga lëshimi i lejes së parë.

Direktiva për leje të vetme u miratua në vitin 2011 dhe propozimi për ndryshimin e saj u inicua nga Komisioni Evropian më 27 prill të vitit të kaluar, si pjesë e masave nga Paketa "Aftësitë dhe Talentet", qëllimi i së cilës është tërheqja legale e punëtorëve profesional të aftë dhe të talentuar nga vendet e huaja, si rezultat i mungesës së fuqisë punëtore në disa degë të BE-së.

Sipas të dhënave të Eurostat-it, në vitin 2019 në BE janë miratuar 2.984.261 zgjidhje për leje të vetme për punëtorët nga vendet e treta, nga të cilat 1.212.952 persona kanë aplikuar për herë të parë për të marrë këtë dokument. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR