• e premte, 27 dhjetor 2024

Venbin: Janë të rreme pretendimet se Kina e përdor Kubën si bazë të saj për spiunazh

Venbin: Janë të rreme pretendimet se Kina e  përdor Kubën si bazë të saj për spiunazh

 Pekin, 12 qershor 2023 (MIA) - Kina ka bërë të ditur se janë të rreme pretendimet se ka përdorur Kubën si bazë spiunazhi, duke kritikuar qeverinë amerikane dhe mediat e atjeshme për publikimin e "informacioneve të pasakta".

Një përfaqësues zyrtar i administratës së presidentit amerikan Xho Bajdenit të shtunën deklaroi se Kina tashmë një kohë zbaton spiunazh nga Kuba  dhe se i modernizon objektet e inteligjencës në ishull në vitin 2019, raportuan mediat britanike. 

 Javën e kaluar gazeta "Uollstrit zhurnal" raportoi se në ishull është në vijim një aktivitet i ri spiunazhi,   duke cituar persona zyrtarë amerikanë.

 "Në lidhje me aktivitetet e supozuara të spiunazhit të Kinës në Kubë, ky është një shembull tipik i informacionit të rremë. Gjatë dy ditëve të fundit, kemi dëgjuar përfaqësues zyrtarë amerikanë dhe media publikojnë një sërë informacionesh të pasakta në lidhje me spiunazhin e supozuar. Këtu, SHBA-ja po kundërshton vetveten", tha zëdhënësi i Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, Vang Venbin. ar/

 Foto: Arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR