• e enjte, 26 dhjetor 2024

Vdiq pacienti, të cilit për herë të parë në botë iu transplatua veshka e derrrit

Vdiq pacienti, të cilit për herë të parë në botë iu transplatua veshka e derrrit

Uashington, 12 maj 2024 (MIA) - Pacienti i parë në botë, të cilit iu transplantua veshka e derrit, ka ndërruar jetë vetëm dy muaj pas intervenimit kirurgjik.

Në mars, kirurgët në spitalin e përgjithshëm në Masaçusets kanë transplatuar veshkë të modifikuara gjenetike nga derri tek pacienti Riçard Slejman, 62-vjeçar me stadium të fundit të sëmundjes në veshkë.

Slejmen nuk jetoi gjatë me të, pasi mjekët njoftuan dje se ka ndërruar jetë, pavarësisht se ishte liruar nga spitali më 6 prill dhe gjendja e tij shëndetësore dukej e përmirësuar.

Nuk dihet nëse vdekja e tij ka lidhje me transplantin e veshkës së derrit.

Familja e Slejmenit iu falënderua ekipit mjekësor për kujdesin ndaj tij. bsh/

Foto: Piksabej

QËNDRONI TË LIDHUR