• e shtunë, 23 nëntor 2024

Vazhduan arrestimet në protestat e studentëve në SHBA

Vazhduan arrestimet në protestat e studentëve në SHBA

Uashignton, 30 prill 2024 (MIA) - Vazhduan protestat e studentëve të universiteteve në SHBA, kërkesat e të cilëve janë ndërprerje e bashkëpunimit të Universitetit me Izraelin dhe kompanitë të cilat bashkëpunojnë me atë vend, dhe për shkak të, siç pretendojnë protestuesit, gjenocidit ndaj popullit palestinez në Gazë, ndërsa filluan edhe pezullimet e studentëve që refuzuan të largohen nga kampusi.

Studentët sot e sulmuan ndërtesën e Hamilton Holl në Universitetin privat Kolumbia, e barrikaduan hyrjen dhe e shpalosën flamurin palestinez.

Ato u paralajmëruan se do të pezullohen nëse nuk larohen nga kampusi deri të hënën në ora 14.

Zëdhënësi i Universitetit, Ben Çeng, tha se pezullimet studentore kanë filluar, por nuk dha detaje.

Hamilton Hall është një nga disa ndërtesa të bllokuara nga studentët gjatë protestave për të drejtat civile dhe protestave kundër luftës amerikane në Vietnam në 1968.

Studentët që refuzuan të hiqnin tendat e tyre nga kampusi u arrestuan në një universitet të Teksasit, ndërsa universiteti tha se shumica e protestuesve "nuk ishin të lidhur me universitetin".

Përjashtim nga këto protesta studentore është Universiteti Northvestern në Çikago, i cili arriti një marrëveshje me studentët për të lejuar protesta paqësore deri më 1 qershor, ndërsa studentët pranuan të heqin të gjitha tendat.

Rreth 1.000 protestues janë arrestuar në universitetet në gjithë SHBA-në, ndërsa protestat u zgjeruan edhe në disa kampuse në Kanada dhe Francë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR