• e enjte, 26 dhjetor 2024

Vazhdon shuarja e zjarrit në ishullin grek të Kretës, gjatë mëngjesit situata është përmirësuar

Vazhdon shuarja e zjarrit në ishullin grek të Kretës, gjatë mëngjesit situata është përmirësuar

Athinë, 9 gusht 2024 (MIA) - Mëngjesin e sotëm është përmirësuar ndjeshëm situata me zjarrin në pjesën qendrore të ishullit grek të Kretës në komunën e Retimnos i cili është aktiv për të tretën ditë ndërsa intervenojnë mbi 250 zjarrfikës si dhe aeroplanë dhe helikopterë, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Lufta me flakët ka zgjatur gjatë gjithë natës, gjatë ditës së djeshme janë dërguar tetë thirrje nga numri 112 për raste urgjente, shtatë prej të cilave për evakuimin e banorëve të vendbanimeve afër zjarreve.

Nga Athina u dërguan forca shtesë të zjarrfikëse dhe bashkë me to edhe ministri kompetent për krizën klimatike dhe mbrojtje civile të Greqisë, Vasilis Kikilas i cili mbrëmë vonë theksoi se të gjitha mjetet ajrore do të qëndrojnë në Kretë, por askush nuk do të largohet derisa të shuhet zjarri.

Sipas televizionit shtetëror ERT është shkaktuar dëm i madh material me mbi 2.000 hektarë tokë të djegur.

Zjarri ka shpërthyer të mërkurën, paraditen e djeshme dhe situata është përmirësuar ndjeshëm, por për shkak të erës së fuqishme ka pasur shkatërrime të vazhdueshme dhe gjatë pasditës ka dalë jashtë kontrollit. 

QËNDRONI TË LIDHUR