• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Vazhdon saga në PE rreth miratimit të kandidaturave për nënkryetarë të Komisionit Evropian

Vazhdon saga në PE rreth miratimit të kandidaturave për nënkryetarë të Komisionit Evropian

Bruksel, 14 nëntor 2024 (MIA) - Liderët e tri partive nga të a.sh. shumica pro evropiane në Parlamentin Evropian - Partia Popullore Evropiane (EPP), Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve (SD) dhe grupi liberal "Ta rindërtojmë Evropën" mbrëmë nuk arritën marrëveshje për miratimin rreth nominimeve të gjashtë kandidatëve për nënkryetarë të Komisionit Evropian.

Kandidaturat e tyre sipas planit fillestar duhet të miratohen veçmas pas përfundimit të intervistimit të tyre të martën, por të tre palët ranë dakord të anulojnë konfirmimin me qëllim, siç është arsyetuar, të sigurohet "pako gjithëpërfshirëse të të gjashtë të nominuarve".

Sipas burimeve në Parlamentin Evropian, në takimin e mbrëmshëm përfaqësuesit e SD-së kumtuan se "refuzojnë" të mbështesin nominimet e kandidatit për nënkryetar ekzekutiv të KE-së për kohezion dhe reforma dhe për eurokomisar për politikat e kohezionit, zhvillim rajonal dhe qytete, italianin Rafaele Fito i cili vjen nga radhët e aleancës së djathtë të konservatorëve dhe reformistëve evropianë (ECR), si dhe komisarit të propozuar Evropian për shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve, hungarezin Oliver Varheji i afërt me grupin e ekstremit të djathtë "Patriotët për Evropën" (PFE) miratim i cili u vonua gjithashtu pas intervistimit të mbajtur të mërkurën e kaluar.

Të njëjtat burime potencojnë se ky qëndrim i përfaqësuesve të SD-së ka sjellë "nxehjen e atmosferës" në mbledhjen e mbrëmshme.

Kundërshtimi i socialdemokratëve ndaj dy nominimeve vlerësohet si një reagim ndaj rezervave të PPE-së drejt kandidates për nënkryetare ekzekutive të KE-së për një tranzicion të pastër, të drejtë dhe konkurrues dhe për eurokomesaren për konkurrueshmëri, Tereza Ribera Rodrigez nga punëtorët socialistë nga partia spanjole (PSOE) e cila është pjesë e familjes së SD-së.

Rezervat drejt mbështetjes së emërimit të Ribera Rodrigezit u vlerësuan si një përpjekje nga EPP për të kërkuar mbështetje nga ana e Socialdemokratëve për propozimin e saj për të ndryshuar Rregulloren e BE-së për shkatërrimin e pyllit e cila do të lehtësonte disa nga masat e saj kufizuese për të cilat ata janë kundër SD-së.

Analistët potencojnë se pavarësisht kundërshtimit të SD-së ka të ngjarë që grupet e tjera të së Majtës, EPP mund të sigurojë miratimin e kandidaturave të Fitos, por si dhe të Varehjit me mbështetjen e grupeve të djathta në Parlamentin Evropian - ECR, PFE dhe Evropa e kombeve sovrane (ESN). rq/

Foto: PE

QËNDRONI TË LIDHUR