• e enjte, 26 dhjetor 2024

Vazhdon rritja e rezervimeve hotelierike përmes platformave onlajn në BE

Vazhdon rritja e rezervimeve hotelierike përmes platformave onlajn në BE

Bruksel, 3 tetor 2023 (MIA) - Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2023 përmes platformave për huazik afatshkurtër të kapaciteteve akomoduese, si "Erbienbi", "Buking", "Ekspedia Grup" ose "TripAdvajzer", janë kryer rezervime për pothuajse 153 milionë bujtje në hotele ose bujtina në territorin e BE-së, që paraqet rritje prej 15,8 për qind në krahasim me tremujorin e njejtë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Shërimit evropian statistik - Eurostat, në secilin nga tre muajt nga tremujori i dytë i këtij vitoi janë regjistruar numër rekord mujor i bujtjeve të rezervuara përmes plaformave onlajn. Kështu në prill janë rezervuar rekord 46,7 milionë fjetje, që paraqet rritje prej 19,5 për qind në nivel vjetor, në maj - 47,6 milionë, që është për 22,6 për qind më shumë nga muaji i njejtë në vitin 2022,  ndërsa në mqershor 56,7 milionëbujtje, gjegjësisht 8,4 për qind më shumë në krahasim me qershorin e kaluar.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, në gjashtë muajt e parë të vitit 2023 në BE janë regjistruar 237 milionë fjetje të rezervuara përmes platformave onlajn për huazim të objekteve për akomodim, që paraqet rritje prej 18.8 përqindëve në krahasim me gjysmën e parë të vitit të kaluar, kur ka pasur 199 milionë rezervime, si dhe për 22,6 për qind më shumë nga para vitit pandemik, kur ishin rezervuar 193 milionë djetje.

Rajonet më të njohura për sa i përket numrit të netëve të rezervuara përmes platformave onlajn në tremujorin e parë të vitit 2023 ishin zona e Alpeve franceze me 5.2 milionë bujtje, përpara edhe Ishujve Kanarie spanjolle me pesë milionë dhe provincës Andaluzia në Spanjën jugore me 4.3 milionë netë të rezervuara onlajn.

Në 20 rajonet e para më të njohura sipas numrit të netëve të rezervuara përmes platformave onlajn në tre muajt e parë të vitit, pesë ishin nga Franca dhe Spanja, tre nga Italia dhe Portugalia, dy nga Austria dhe nga një nga Polonia dhe Hungaria. mb/

Foto: MIA/Eurostat

QËNDRONI TË LIDHUR