• e shtunë, 23 nëntor 2024

Vazhdon aksioni i shpëtimit për gjetjen e 12 marinarëve të zhdukur në anijen e fundosur të mallrave në ishullin grek Lezbos

Vazhdon aksioni i shpëtimit për gjetjen e 12 marinarëve të zhdukur në anijen e fundosur të mallrave në ishullin grek Lezbos

Athinë, 27 nëntor 2023 (MIA) - Vazhdon edhe sot aksioni i shpëtimit i Shërbimit bregdetar të Greqisë për gjetjen e 12 marinarëve të zhdukur nga anija e mallrave e cila dje u fundos në pjesën detare në jugperëndim të ishullit grek Lezbos, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Nga 14 anëtarë të ekuipazhit, një marinar ishte shpëtuar, dje ishte nxjerrë një trup i pajetë, përderisa aksioni i shpëtimit që filloi dje në mëngjes, ka zgjatur edhe gjatë natës. 

Bëhet fjalë për anijen e mallrave "Raptor", e cila lundronte nën flamurin Odat, transporponte kripë, ndërsa ishte nisur nga Egjipti me destinacion përfundimtar Stamboll. 

I mbijetuari, sipas mediave greke, shpëtimtarëve u ka thënë se anija që të shtunën natën ka pasur probleme, kur ka filluar që të hyjë ujë, ka bërë përpjekje që me kova ta zbazin, por më vonë ishte paraqitur një vrimë, ndërsa anija rrezikshëm ishte përkulur. 

Zëdhënësi i Shërbimit bregdetar të Greqisë, Nikos Aleksiu për televizionin shtetëror ERT ka sqaruar se dje në mëngjes ka kërkuar ndihmë, fillimisht ka denoncuar një problem me motor, ndërsa më vonë ka filluar të fundoset.

"Shkaqet të cilat shkaktuan këtë tragjedi detare do t'i shqyrtojë hetimin preliminar, por është e qartë se kur ekziston hyrja e ujit ose defekti mekanik duhet menjëherë të njoftoni, që t'iu ofrohet ndihma e nevojshme", tha Aleksiu. 

I mbijetuari i vetëm ishte shpëtuar me ndihmën e helikopterit të marinës ushatarake. 

Anëtarët e ekuipazhit, sipas mediave greke janë shtetas të Egjiptit, Sirisë dhe Indisë. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR