• e diel, 24 nëntor 2024

Vazhdojnë përleshjet në Irak, katër ushtarë humbën jetën në provincat jugore

Vazhdojnë përleshjet në Irak, katër ushtarë humbën jetën në provincat jugore
Bagdad, 1 shtator 2022 (MIA)- Katër ushtarë janë vrarë në përleshjet e reja hakmarrëse midis grupeve rivale të forcave shiite në Irakun jugor, njoftuan sot persona zyrtarë, pas përplasjeve paraprake politike në Bagdad ku pësuan më shumë se 30 njerëz dhe e sollën vendin në prag të luftës civile. Forcat irakiane të sigurisë u vendosën shpejt në qytetin jugor Basra, e pasur me naftë, për të parandaluar përleshjet që shpërthyen gjatë natës midis mbështetësve të armatosur të klerikut Muktada al-Sadr dhe grupit rival paraushtarak Asaib Ahl al-Hak mbështetur nga Irani. Dy ushtarë nga grupi i al-Sadr dhe dy nga një grup rival u vranë në konflikt, deklaruan zyrtarë anonim të cilët nuk dhanë detaje plotësuese. Sulmet pasuan pas përleshjeve në zonën qeveritare në Bagdad midis lojalistëve të Al-Sadr dhe forcave irakiane të sigurisë ku vdiqën të paktën 30 persona, ndërsa më shumë se 400 u plagosën. qa/  

QËNDRONI TË LIDHUR