• e shtunë, 23 nëntor 2024

Vatikani ka shprehur keqardhje për skenat ofenduese në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në Paris

Vatikani ka shprehur keqardhje për skenat ofenduese në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në Paris

Romë, 4 gusht 2024 (MIA) - Vatikani kumtoi se shpreh keqardhje për skenën në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në Paris, e cila ishte parodi e pikturës "Darka e Fundit" e Leonardo da Vinçit.

“Karriga e Shenjtë u pikëllua nga disa skena në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në Paris dhe nuk mund të mos bashkohet me zërat që janë ngritur ditët e fundit për të dënuar fyerjen e bërë ndaj shumë të krishterëve dhe besimtarëve të feve të tjera”, theksohet në kumtesën e publikuar në gjuhën frende, transmetojnë mediat britanike.

Në ngjarjen prestigjioze ku e gjithë bota mblidhet rreth vlerave të përbashkëta, nuk duhet të ketë aludime që tallen me bindjet fetare të shumë njerëzve, deklaroi Vatikani dhe theksoi se liria e shprehjes, e cila qartësisht nuk vihet në dyshim, gjen kufirin e saj në respektin ndaj të tjerëve.

Organizatorët e Olimpiadës Paris 2024 kërkuan falje dy ditë më vonë, duke thënë se nuk kishte për qëllim të mos respektohej ndonjë grup fetar. ls/

Foto: Skrinshot

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR