Vatikan: Papa Françesku po shërohet mirë pas operacionit, rezultatet i ka të mira
- Post By Fitore Curri
- 18:16, 6 korrik, 2021
Romë, 6 korrik 2021 (MIA) – Vatikani sot njoftoi se papa Françesku po shërohet mirë pas operacionit në zorrën e trashë, se ka fjetur mire, ka ngrënë, e madje edhe ka shëtitur.
“Të mira janë rezultatet nga kontrollet rutinë”, deklaroi zëdhënësi i Vatikanit.
Ai në deklaratë shtoi se papa madje ka lexuar edhe disa gazeta.
Papa Françesku (85) të dielën në mbrëmje i ishte nënshtruar një operacioni triorësh në zorrën e trashë, në të cilin nën anestezion të përgjithshëm u zgjidh problemi me stenozën divertikulare, gjegjësisht i ishte hequr gjysma e majtë e zorrës së trashë. Ai duhet të kalojë një javë në spitalin Gemeli në Romë, nëse nuk ka kurrfarë komplikime.
Papa Françesku është vendosur në hapësirën e njëjtë, në katin e 10-të të spitalit Gemeli në Romë, ku pas atentatit në vitin 1981 ishte vendosur edhe papa Jovan Pali i Dytë dhe për operacionin për tumor të zorrën e trashë në vitin 1992. fc/