• e martë, 24 dhjetor 2024

Varroset ministri iranian i Punëve të Jashtme, Hosein Amir Abdolahian

Varroset ministri iranian i Punëve të Jashtme, Hosein Amir Abdolahian

Teheran, 23 maj 2024 (MIA) - Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Hosein Amir Abdolahian, sot është varrosur në tempullin "Shah Abdul Azim" në jug të provincës Teheran, njofton agjencia Anadolia.

Pas komemoracionit në ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme, trupi i Abdolahianit u dërgua në tempullin në qytetin Rej, në jug të kryeqendrës Teheran.

Të pranishmit në varrim brohorisnin parulla antiamerikane dhe antiuzraelite.

Helikopteri, me të cilin kanë udhëtuar presidenti iranian Ebrahim Raisi, ministri i Punëve të Jashtme, Hosein Amir Abdolahian, guvernatori i Azerbajxhanit Lindor, Malik Rehmati dhe imami i qytetit Tabriz, ajatollahu Al-Hashem, u rrëzua të dielën gjatë kthimit nga ceremonia e hapjes së digës në kufirin me Azerbajxhanin. Më vonë u konfrimua se në fatkeqësinë nuk ka të mbijetuar.

Mohamed Mokber, nënpresidenti i parë i Iranit, u emërua për ushtrues të detyrës president të hënën, pas vdekjes së Raisit. bsh/

 

QËNDRONI TË LIDHUR