• e enjte, 26 dhjetor 2024

Varheji: Procesi i Berlinit tregon angazhimin e Unionit në Ballkanin Perëndimor

Varheji: Procesi i Berlinit tregon angazhimin e Unionit në Ballkanin Perëndimor

Tiranë, 6 tetor 2023 (MIA) - Komisari evropian për zgjerim, Oliver Varheji sot në Tiranë deklaroi se Procesi i Berlinit është platformë e shkëlqyer për angazhimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe sepse tregon përkushtimin e Unionit ndaj rajonit.

Në konferencën e përbashkët me shefat e diplomacisë së Gjermanisë dhe Shqipërisë, pas takimit në kuadër të Procesit të Berlinit, Verheji tha se Ballkani Perëndimor duhet të jetë i integruar ekonomikisht në BE para se ato vende të bëhen anëtare të Unionit, raporton Beta duke iu referuar mediave shqiptare.

"Mendoj se Procesi i Berlinit ishte dhe do të mbetet platforma më e sigurt përmes së cilës e tregojmë interesin tonë për rajonin. Këtu flasim për projekte të mëdha politike, por edhe për projekte të cilat ndikojnë në jetën e përditshme të qytetarëve dhe si do ta sjellim BE-në në Ballkanin Perëndimor", tha Varheji.

Pas takimit të ministrave të jashtëm të gjashtë vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe disa anëtarëve të BE-së, si pjesë e përgatitjeve për samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë më 16 tetor, shefja e diplomacisë gjermane, Analena Berbok, tha se Unioni "dëshiron të ecë krah për krah" me Ballkanin Perëndimor në rrugën drejt BE-së.

"Të ecim së bashku në rrugën drejt BE-së, është koha për të përmbushur premtimet që kemi bërë", tha Berbok.

Ministri shqiptar për Evropë dhe Punë të Jashtme, Igli Hasani, i cili kryesoi takimin e sotëm, deklaroi se është e nevojshme të investohet në zvogëlimin e hendekut në zhvillimin ekonomik midis Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

Përveç Hasanit, në takimin e sotëm morën pjesë shefat e diplomacive të Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnje dhe Hercegovinës, Donika Gërvalla, Ivica Daçiq, Bujar Osmani dhe Elmedin Konakoviq, si dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Dritan Abazoviq. 

Përveç Berbokit, në Tiranë kishte edhe përfaqësues të vendeve të tjera anëtare të BE-së - Austrisë, Greqisë, Spanjës, Holandës dhe Rumanisë - si dhe Këshilli i bashkëpunimit rajonal (KBR) dhe Zyra rajonale për bashkëpunim rinor (ZRBR). 

Procesi i Berlinit është një nismë diplomatike e ish-kancelares gjermane Angela Merkel, e cila u iniciua në vitin 2014 për të mbështetur paqen, stabilitetin dhe të ardhmen demokratike të Ballkanit Perëndimorë, për përmirësimin e bashkëpunimit rajonal dhe integrimin evropian të rajonit. qa

Foto: Varheji në X

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR