• e enjte, 26 dhjetor 2024

Varheji: Komisioni evropian është i gatshëm ta përshpejtojë integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Varheji: Komisioni evropian është i gatshëm ta përshpejtojë integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Bruksel, 13 nëntor 2023 (MIA) - Komisari evropian për zgjerim, Oliver Varheji sonte në Bruksel deklaroi se Komisioni evropian është i gatshëm ta përshpejtojë integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Gjatë takimit të ministrave të punëve të jashtme apo për punë evropiane të anëtareve të BE-së dhe gjashtëshes nga Ballkani Perëndimor në X shkroi se Sllovenia, Austria dhe Kroacia fuqishëm i mbështesin raportet vjetore të Komisionit evropian për vendet e rajonit dhe planin e ri për rritje për Ballkanin Perëndimor, që Komisioni evropian e miratoi më 8 nëntor.

Paraprakisht sot në Bruksel u mbajt takimi i Këshillit të BE-së për punë të jashtme, të cilin e përbëjnë shefat e diplomacive të vendeve-anëtare të Uninonit.

"Në margjina të Këshillit për punë të jashtme pata disa tkaime bilaterale. Sllovenia, Austria dhe Kroacia fuqishëm e mbështetën Pakon për zgjerim dhe planin e ri për rritje. Komisioni është i gatshëm ta përshpejtojë integrimin e Ballkanit Perënidmor", informoi Varheji.

Në takimin e sontëm ministror BE-Ballkani Perëndimor, nikoqir i të cilit është shefi i diplomacisë evropiane, Zhozep Borell, Republikën e Maqedonisë së Veriut e përfaqëson zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Fatmire Isaki. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR