• e enjte, 26 dhjetor 2024

Varheji: KE-ja do të miratojë plan për integrimin e Ballkanit në tregun ekonomik evropian

Varheji: KE-ja do të miratojë plan për integrimin e Ballkanit në tregun ekonomik evropian

Tiranë, 6 tetor 2023 (MIA) - Komisari Evropian për Zgjerim, Oliver Varheji, pas takimit të ministrave të jashtëm në kuadër të procesit të Berlinit që u zhvillua në Tiranë, deklaroi se BE-ja do të vazhdojë të ndihmojë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe se KE do të sjellë një plan të përshpejtuar për integrimin e Ballkanit në tregun ekonomik evropian. 

"Sot diskutuam për procesin e Berlinit i cili është një platformë e mirë dhe plotësuese për agjendën e zgjerimit, si dhe pjesë e angazhimit tonë me Ballkanin Perëndimor. Procesi i Berlinit është platforma më e besueshme përmes së cilës tregojmë përkushtimin tonë ndaj rajonit. Për ne zgjerimi i Ballkanit Perëndimor është prioritet kyç, prandaj miratuam planin për investime ekonomike, mobilizuam një të tretën e BPV-së në të gjithë rajonin. Kjo tregon se BE-ja ka rezultate për punën e saj. Ne kemi investuar një miliard euro për të ndihmuar kategorinë e rrezikuar të qytetarëve që të përballen me rritje të jashtëzakonshme të çmimeve", tha ai.

Ai theksoi se e kanë bërë të qartë se mbështetja do të vazhdojë edhe për energjinë.

"Ne mbështesim projektet në një mënyrë. Jemi gati të financojmë një terminal të ri gazi në Mal të Zi. Rajoni që do të përfitojë nga këto investime duhet të jetë i integruar ekonomikisht. Jemi plotësisht të bindur se kemi potencial edhe më të madh. Rajoni do të jetë në gjendje të shtojë një të tretën e BPV-së së tij. Ne folëm për valët e mëparshme të zgjerimit se si të përgatitemi më mirë për zgjerimin e integruar të rajonit. Ky plan do të synojë gjithashtu të përshpejtojë integrimin ekonomik dhe do të ketë mundësi që Ballkani Perëndimor të integrohet në tregun e BE-së pa u bërë anëtar", tha Varheji.

Ai tha se “Evropa është këtu për të kontribuar, por edhe rajoni duhet të tregojë rezultatet e saj”. “Le të ndihmojmë rajonin të transformohet”, shtoi komisari evropian.

Nikoqiri, ministri shqiptar për Evropën dhe Punë të Jashtme, Igli Hasani vlerësoi se “situata aktuale gjeopolitike ka prodhuar shumë sfida që kërkojnë vëmendje dhe zgjidhje, si dhe kërkojnë një angazhim të fortë, jo vetëm të rajonit, por edhe të BE-së. “, duke theksuar se “situata, krahas sfidave prodhoi një vullnet të ri politik”. si/

Foto: MPJ e Shqipërisë

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR