• e enjte, 26 dhjetor 2024

Varhei u takua me Turk, bisedoi për bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor

Varhei u takua me Turk, bisedoi për bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor

Bruksel, 19 korrik 2023 (MIA) - Komisari evropian për zgjerim dhe fqinjësi, Oliver Varhei, sot ka pasur një takim me komisarin e ri të OKB-së për të drejtat e njeriut, Volker Turk, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor.

“Një takim i parë i mirë me Volker Turk, komisarin e ri të lartë të OKB-së për të drejtat e njeriut, për të diskutuar për bashkëpunimin tonë në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe fqinjësinë e afërt të BE-së”, shkroi Varhei në llogarinë e tij në Tuiter.

Turk sot është takuar edhe me përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhosep Borrell, me të cilin ka biseduar për problemet e të drejtave të njeriut në botë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR