• e enjte, 26 dhjetor 2024

Varhei: BE-ja sheh se Bosnja e Hercegovina është e përkushtuar në reformat

Varhei: BE-ja sheh se Bosnja e Hercegovina është e përkushtuar në reformat

Sarajevë, 5 dhjetor 2023 (MIA) - Bashkimi Evropian sheh përkushtim dhe zhvillim pozitiv në ngjarjet kur bëhet fjalë për reformat e domosdoshme dhe kohë të gjatë të pritura në Bosnjë e Hercegovinë (BeH), paralajmëroi sot komisari evropian për zgjerim dhe politikë të fqinjësisë, Oliver Varhei.

Shumë punë kanë ndodhur nga takimi i ynë paraprak në Sarajevë. Shohim përkushtim. Shohim zhvillim pozitiv lidhur me reformat aq të nevojshme dhe kohë të gjatë pritura", tha Varhei.

Liderët e partive politike nga Bosnja e Hercegovina u takuan me Varhein në Bruksel, para fillimit të forumit politik në nivel të lartë mes BE-së dhe Bosnjë e Hercegovinës për përparimin e integrimit evropian të Bosnjë e Hercegovinës.

Megjithatë, mediumet në mëngjes publikuan se BE-ja me siguri nuk do të marrë vendim për hapjen e negociatave aderuese me BeH-në në samitin e ardhshëm në Bruksel. bsh/

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR