Van der Vart: Lojtarët e Barcelonës ëndërrojnë të luajnë për Realin
- Rafael van der Vart (41) është ish mesfushor i Ajaksit, HSV-së, Real Madridit, Totenhemit dhe reprezentacionit holandez dhe për momentin punon si komentator televiziv. Deklaratat e tij janë bërë virale dhe e fundit është se cili klub është më i dëshiruari në botë.
- Post By Fami Bajrami
- 11:03, 6 dhjetor, 2024
Madrid, 6 dhjetor 2024 (MIA) - Rafael van der Vart (41) është ish mesfushor i Ajaksit, HSV-së, Real Madridit, Totenhemit dhe reprezentacionit holandez dhe për momentin punon si komentator televiziv. Deklaratat e tij janë bërë virale dhe e fundit është se cili klub është më i dëshiruari në botë.
"Real Madridi është klub për të cilin çdo futbollist dëshiron të luajë. Nuk e di pse është kështu, por ata duan të luajnë për Realin shumë më tepër se sa të themi për Barcelonën. Çdo futbollist në botë e dëshiron atë, madje edhe lojtarët e Barcelonës duan të luajnë për Real Madridin. Jam 100 për qind i sigurt për këtë", thotë Van der Vart.
Ai erdhi nga HSV te Real Madridi verën e vitit 2008. Për dy vjet ai atje luajti 73 ndeshje, shënoi 12 gola dhe 13 asiste por kjo ishte gjatë dominimit të Barcelonës, kështu që me Realin ai nuk fitoi asnjë trofe të rëndësishëm. Më pas ai u transferua në Totenhem.
Foto: arkivi