• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Valdesi Urkiza nga Brazili është zgjedhur sekretar i ri i përgjithshëm i Interpolit

Valdesi Urkiza nga Brazili është zgjedhur sekretar i ri i përgjithshëm i Interpolit

Londër, 5 nëntor 2024 (MIA) - Funksionari brazilian i policisë, Valdesi Urkiza do të jetë shefi i ardhshëm i Interpolit, kumtoi sot organizata.

Urkiza është zgjedhur sekretar i përgjithshëm me votim në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit në Glazgou, Skoci, ndërsa funksionin do ta ndërmerr kur të përfundojë takimi të enjten.

Momentalisht nënkryetari i Interpolit për Amerikë, Urkiza do të jetë shefi i parë i organizatës, i cili nuk vjen nga Evropa apo SHBA-ja.

Urkiza premtoi se do të promovojë diversitetin në organizatë, duke thënë se "Interpol i fuqishëm është ai që përfshin të gjithë". rq/bsh/

Foto: Interpol

QËNDRONI TË LIDHUR