• e enjte, 26 dhjetor 2024

Valas: Do të ishte e shkëlqyer të bëhem sekretar i përgjithshëm i NATO-s

Valas: Do të ishte e shkëlqyer të bëhem sekretar i përgjithshëm i NATO-s

Londër, 18 maj 2023 (MIA) - Ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Vallas shprehu interesim për ta trashëguar sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili do të tërhiqet nga funksioni në shtator, njofton DPA.

"Gjithnjë kam thënë se kjo do të jetë punë e mirë. Është punë në të cilën do të kënaqësha, deklaroi Vallas për DPA- në Berlin.

"Megjithatë, e dua edhe profesionin tim aktual. Mendoj - të jem ministër i Mbrojtjes në Qeverinë britanike në kohë reformash dhe investimesh, njëjtë sikurse Boris Pistorius", shtoi Vallas.

Ministri britanik i Mbrojtjes dje u takua me homologun e tij gjerman.

Valas tha se është "mahnitur" që pas 30 vitesh shkurtime, paratë po kthehen në mrbojtje.

"Sekretari i përgjithshëm i NATO-s - është punë fantastike, pjesë jashtëzakonisht e rëndësishme nga siguria për të gjithë ne. Megjithatë, nuk jam unë ai që vendos. Kjo varet nga të gjithë aleatët e tjerë", vazhdoi ministri birtanik i Mbrojtjes.

Mandati i fundit i Jens Stoltenbergut u vazhdua që të sigurohet stabilitet në Aleancë në kushte të invazionit rus mbi Ukrainën.

Vendet-anëtare zakonisht pas skenave dakordohen se kush do të jetë shefi i ardhshëm i NATO-s, nënvizon DPA.

Para ca kohësh gazeta britanike "San" shkroi se në garën për këtë funksion prestigjioz merr pjesë edhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, e cila është ish-ministre e Mbrojtjes e Gjermanisë. Megjithatë, ajo në mënyrë eksprese i hodhi pretendimet e tilla.

QËNDRONI TË LIDHUR