• e premte, 27 dhjetor 2024

Vala e të nxehtit në Meksikë ka mbytur të paktën njëqind njerëz

Vala e të nxehtit në Meksikë ka mbytur të paktën njëqind njerëz

Meksiko Siti, 30 qershor 2023 (MIA) - Të paktën njëqind persona humbën jetën gjatë dy javëve të kaluara në Meksikë për shkak të motit të nxehtë. Temperatura e ajrit në disa pjesë të vendit u rrit afërsisht deri 50 gradë Celsius, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. 

Vala trejavore e nxehtësisë këtë muaj e rëndoi rrjetin elektrik me konsum rekord, ndërsa në disa zona është ndërprerë edhe mësimi. 

Më shumë se dy e treta e rasteve të vdekjes kanë ndodhur në periudhën prej 18 deri 24 qershor, ndërsa të tjerët javën e kaluar: Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është regjistruar vetëm një rast vdekje i shkaktuar nga moti i nxehtë. 

Rreth 64 për qind e rasteve të vdekjes kanë ndodhur në shtetin verior Nuevo Leon, i cili kufizohet me Teksasin. 

Gjatë ditëve të kaluara temperatura në ajër u ul pasi filloi sezoni i reshjeve, por në pjesën veriore të Meksikës ende mbizotëron mot i nxehtë. Në qytetin Akonçi, shtetin meksikan Sonora para dy ditëve janë matur temperatura rekorde 49 gradë Celsius. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR