• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Vala e të nxehtit në Greqi arrin kulmin, vendet arkeologjike në Athinë janë mbyllur për pesë orë

Vala e të nxehtit në Greqi arrin kulmin, vendet arkeologjike në Athinë janë mbyllur për pesë orë

Athinë, 13 qershor 2024 (MIA) - Lokalitetet arkeologjike në Athinë, përfshirë edhe Akropolin, do të jenë të mbyllura nga ora 12:00 deri në 17:00 për shkak të temperaturave të larta, ndërsa gjatë ditës së sotme, sipas meteorologëve, vala e të nxehtit do të kulmojë, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Në shumë pjesë të Greqisë, parashikohet që temperatura të jetë mbi 40 gradë.

Ministria e Kulturës njoftoi mëngjesin e sotëm se lokalitetet arkeologjike do të jenë të mbyllura për pesë orë dhe rekomandoi që gjatë vizitës së objekteve arkeologjike, “vizitorët të marrin masat e nevojshme mbrojtëse për të shmangur problemet shëndetësore si lodhja nga nxehtësia dhe goditja e nxehtësisë”.

Për shkak të temperaturave të larta, Akropoli edhe dje ka qenë i mbyllur nga ora 12:00 deri në orën 17:00. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR