• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Valët e të nxehtit në Francë me siguri shkaktuan 2,816 vdekje

Valët e të nxehtit në Francë me siguri shkaktuan 2,816 vdekje
Paris, 22 nëntor 2022 (MIA) - Tre valë të njëpasnjëshme të të nxehtit dhe Kovid-19 me siguri shkaktuan më shumë se 10,000 vdekje shtesë në Francë këtë verë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Gjithsej  10,420 vdekje u regjistruan midis 1 qershorit dhe 15 shtatorit në verën e dytë më të nxehtë në Francë që nga viti 1900, treguan të dhënat e Ministrisë. Prej tyre, 2,816 ndodhën gjatë tre "episodeve" paralajmëruese të valëve të të nxehtit, nga 14 deri më 22 qershor,  nga data 9 deri më 27 korrik dhe 29 korrik deri më 14 gusht. Të moshuarit u goditën më rëndë, me 2,272 nga 2,816 vdekje gjatë valës së të nxehtit. Bëhet fjalë  për persona të moshës 75 vjeç e më shumë. Gjatë atyre valëve të të nxehtit, janë regjistruar 894 vdekje të lidhura me Kovid-19  në spitale. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR