• e enjte, 26 dhjetor 2024

Valë e të nxehtit në vend me temperatura deri 40 gradë, kompetentët me rekomandim për mbrojtje të qytetarëve

Valë e të nxehtit në vend me temperatura deri 40 gradë, kompetentët me rekomandim për mbrojtje të qytetarëve

Shkup, 19 qershor 2024 (MIA) - Nga sot deri të dielën, siç paralajmëron DPHM, vendi do të jetë nën ndikimin e një mase ajrore stabile dhe shumë të ngrohtë nga jugu, e cila do të shkaktojë mot me diell dhe të nxehtë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Temperaturat e ditës kudo do të jenë mbi 30 gradë, e në disa vende do të arrijnë deri në 40 gradë.

"Sipas vlerave kufitare të parashikuara dhe të llogaritura të temperaturave ekstreme nga DPHM, në territorin e vendit tonë sot do të jetë aktive niveli i verdhë, ndërsa në luginën e Shkupit dhe Pellagonisë niveli portokalli për rrezik nga temperaturat e larta. Për shkak të rritjes së mëtejshme të temperaturave nga e enjtja, niveli i portokallit do të jetë aktiv gjithandej", thuhet në njoftimin e DPHM.

Сончево и топло со слаб ветер од северен правец ќе биде времето до крајот на денот. Најтопло денеска е во Демир Капија и Гевгелија каде максималната температура достигна 40 степени.

Në rekomandimet të cilat i miratoi Qeveria në mbledhjen e sotme për uljen e rreziqeve nga temperaturat e larta, parashihet lirim nga detyrimet e punës për grupet më të rrezikuara të popullsisë, gjegjësisht gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjet, ndërsa në institucionet e kujdesit për fëmijët (kopshtet) të mos praktikohet aktiviteti fizik dhe fëmijët mos nxirren jashtë në periudhën nga ora 11:00 deri në 17:00.

Gjithashtu, Qeveria rekomandon njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për Çështje Sociale, në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit, të ofrojnë ndihmë për personat e vetmuar, të moshuar,  të pafuqishëm, të pastrehë.

Владата на вчерашната 52-ра седница, ја донесе Уредбата со законска сила за изменување и дополнување, односно за ребаланс на Буџетот на Република Северна Македонија за 2020 година. Детално об

Qeveria u kujton punëdhënësve detyrimin për të respektuar rregulloret ligjore në këtë fushë, duke pasur parasysh faktin se disa procese të rrezikshme prodhimi dhe teknologjike mund të përbëjnë një rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve të ekspozuar.

Instituti i Shëndetit Publik, nga ana tjetër, në faqen e tij paralajmëron se çdo vit temperaturat e larta ndikojnë në shëndetin e shumë personave, sidomos të të moshuarve, të porsalindurve, personave që punojnë jashtë dhe të sëmurëve kronikë. Prandaj, Instituti rekomandon që gjatë periudhave të nxehta, është e rëndësishme të ruhet freskia, për të shmangur efektet negative shëndetësore të nxehtësisë.

Општина Кисела Вода, заедно со Општинската Организација на Црвен крст–Кисела Вода, започнаа со спроведување на проектот ‘’Топлотен бран 2023’’. 

"Shmangni shëtitjet dhe aktivitetet e rënda gjatë periudhës më të nxehtë të ditës nga ora 11:00-17:00. Qëndroni në hije, mos lini fëmijë apo kafshë në automjete të parkuara dhe nëse është e nevojshme dhe e mundur, kaloni 2-3 orë në ditë në një vend të freskët. Nëse indeksi UV është më i lartë se 8, detyrimisht përdorni kremë me faktor mbrojtës, një kapele dhe syze me mbrojtje ndaj rrezatimit UV, si dhe kur dilni jashtë siguroni që të lëvizni në hije. Rrezatimi UV dhe nxehtësia janë më intensive në periudhën nga ora 10 deri në orën 14 dhe rekomandohet që gjatë kësaj periudhe ekspozimi ndaj diellit të jetë sa më i vogël. Gjithashtu, vizitorët e plazheve duhet të kenë parasysh se rëra e bardhë dhe sipërfaqet e tjera të bardha e reflektojnë rrezatimin UV dhe mund ta dyfishojnë ekspozimin tuaj ndaj rrezatimit", thuhet në rekomandimin e ISHP.

Nga atje shtojnë se qytetarët të përdorni ajrin e freskët të natës për ta ftohur shtëpinë tuaj, me ajrosje natyrale kur temperaturat e jashtme janë më të ulëta, por mos harroni të përdorni mbrojtje kundër mushkonjave. Që ta zvogëloni nxehtësinë në shtëpi gjatë ditës përdorni roletat dhe mos i mbani kyçur pa nevojë pajisjet elektrike.

Ata rekomandojnë mbajtjen e trupit të freskët dhe të hidratuar, përdorimin e veshjeve të lehta, të bardha dhe të gjera, bërje dushi ose banjë me ujë të ftohtë dhe konsumim të ujit të sigurt, shmangnien e pijet që përmbajnë sheqer, alkool ose kafeinë, si dhe shmangnien e ekspozimit në diell ose në temperatura mbi 38°C, pasi kjo gjë rrit rrezikun nga djegiet dhe sëmundjet e lidhura me nxehtësinë.

Југоисточна Европа ја зафати топлотен бран поради кој луѓето се собираат на бреговите, покрај фонтаните во градовите и на климатизирани локации за да се оладат.

"Shmangni ekspozimin në diell ose në temperatura mbi 38°C, pasi kjo gjë rrit rrezikun nga djegiet dhe sëmundjet e lidhura me nxehtësinë. E përderisa kujdeseni për veten, mos harroni të kontaktoni edhe familjarët, miqtë dhe fqinjët tuaj të cilët pjesën më të madhe të kohës e kalojnë vetëm. Personat e grupeve të cenueshme mund të kenë nevojë për ndihmë në ditët e nxehta dhe nëse ndonjë i afërmi i juaj është në rrezik, ndihmojeni me këshilla dhe mbështetje duke respektuar rekomandimet për ruajtjen e distancës fizike. Personat që përdorin terapi të rregullt duhet të konsultohen me mjekët amë dhe farmacistët për efektet e mundshme të terapisë ndaj aftësisë së trupit për ta rregulluar temperaturën e trupit", thuhet në rekomandime.

Për shkak të temperaturave të larta dhe rritjes së mundësisë së helmimit nga ushqimi dhe shfaqjes së sëmundjeve infektive të zorrëve, rekomandohet larja e produkteve bujqësore (perimet dhe frutat e freskëta) para përdorimit, përgatitja termike e ushqimit dhe konsumimi i tij në një kohë shumë të shkurtër pas përgatitjes, ose të vendoset në frigorifer në +4 gradë Celsius dhe para përdorimit të ngrohet në +100 gradë. Rekomandohet që të mos konsumohen produkte që nuk janë përpunuar termikisht. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR