• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Valë e re e emigrantëve në Lampeduza - dje kanë arritur 670, ndërsa vetëm mbrëmë 333 persona

Valë e re e emigrantëve në Lampeduza - dje kanë arritur 670, ndërsa vetëm mbrëmë 333 persona

Romë, 5 prill 2024 (MIA) - Në ishullin italian Lampeduza mbrëmë me shtatë varka plot me njerëz kanë arritur 333 emigrantë, ndërsa dje gjatë ditës me 16 varka kanë arritur 670 emigrantë.

Në varkat e arritura mbrëmë ka pasur shtetas të Bangladeshit, Egjiptit dhe Pakistanit, të cilët janë larguar nga Libia, si dhe emigrantë nga Gambia, Nigeria, Senegali, Malajzia dhe Bregu i Fildishtë, të cilët janë larguar nga Tunizia, transmeton Ansa.

Mes refugjatëve të arritura ka gra dhe fëmijë.

Për shkak të valës së re të emigrantëve, në ishullin më jugor italian momentalisht ka 1.263 persona.

Emigrantët që kanë arritur në Lampeduza janë transferuar në pjesë tjera të Italisë. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR