Vajc: Propozimet për të përfshirë gjuhën dhe identitetin maqedonas në Raport nuk ishin gabim
- Mendoj se njohja e identitetit dhe gjuhës së vendit kandidat për anëtarësim duhej të ishte një punë e natyrshme dhe joproblematike, deklaroi raportuesi i Parlamentit Evropian për vendin, eurodeputeti austriak Tomas Vajc në lidhje me mospërfshirjen e termineve gjuha dhe identiteti maqedonas në versionin e miratuar në Raportin e tij.
- Post By Sara Ademi
- 16:57, 9 korrik, 2025
Strasburg, 9 korrik 0225 (MIA) - Mendoj se njohja e identitetit dhe gjuhës së vendit kandidat për anëtarësim duhej të ishte një punë e natyrshme dhe joproblematike, deklaroi raportuesi i Parlamentit Evropian për vendin, eurodeputeti austriak Tomas Vajc në lidhje me mospërfshirjen e termineve gjuha dhe identiteti maqedonas në versionin e miratuar në Raportin e tij.
Në konferencën për shtyp pas miratimit të Raportit për vendin për vitin 2023 dhe 2024 nga ana e PE-së, Vajc tha se amendamentet e versionit të parë të dokumentetit për njohjen e identitetit dhe gjuhës maqedonaqe rrjedhin nga katër grupe në Parlamentin Evropian.
"Nuk mendoj se ato ishin gabim, por në një proces demokratik u vendos ajo temë të mos përfshihet në këtë Raport. Mendoj se ky është një vendim demokratik që duhet të pranohet dhe e pranoj", tha Vajc.
Ai tha se Bashkimi Evropian është ndërtuar mbi parimet e pajtimit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore, ndërsa gjithashti edhe në pranimin e krimeve nga e kaluara, që duhet të bëhet dhe pastaj të vazhdohet drejt ndërtimit të së ardhmes së përbashkët.
"Mendoj se duhet të fokusohemi në këtë. Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, të gjitha vendet e rajonit, duhet të fokusohen në atë për të mirën e qytetarëve tanë, për zhvillim më të mirë ekonomik, për zhvillim më të mirë shoqëror, ndërsa veçanërisht për gjendjen e tanishme gjeostrategjike, sipas meje, nga vlera më e madhe është të mbetemi të bashkuar dhe t'i bashkojmë forcat në mbrojtjen e vlerave tona evropiane në këtë botë globale mjaft armiqësore", tha Vajc, duke shtuar se qëndrimin e tillë ai ua përcjell edhe homologëve të tij maqedonas dhe bullgar.
Në lidhje me vërejtjet e disa eurodeputetëve bullgarë për shkeljen e procedurave parlamentare gjatë përgatitjes së Raportit, Vajc theksoi se kundër tij udhëhiqet "një fushatë masive e shpifjeve", e cila është absolutisht e pabazë dhe se ai ndoqi plotësisht rregullat e Parlamentit Evropian.
Vajc tha se ky është Raport i Parlamentit Evropian për vendin, kështu që si mund të jetë e papërshtatshme të bisedojë me përfaqësuesit e Maqedonisë kur e shkruan dokumentin.
Ai shtoi se Raporti përmban shumë tema për fusha të ndryshme dhe se fokusi në lidhje me të duhet të jetë tek ato dhe në progresin e vendit.
Vajc përkujtoi se ky është Raporti i parë i miratuar i PE-së për vendin nga viti 2022 dhe se miratimi i tij me një shumicë prej dy të tretash paraqet nxitje për shtetin të vazhdojë përpara drejt fillimit efektiv të negociatave inkuadruese.
"Maqedonia e Veriut, si një vend që aplikoi për anëtarësim 20 vjet më parë, ishte prijës së bashku me Slloveninë, dhe ne e shohim se ku është Sllovenia sot, ndërsa vendi ende po përpiqet të ruajë shumicën e duhur që mbështet Bashkimin Evropian, sepse e gjithë kjo ka krijuar ose po krijon zhgënjim të madh në vend", tha Vajc.
Ai theksoi se Raporti flet shumë për progresin e arritur të vendit dhe pohon se ai është një partner i besueshëm, veçanërisht kur bëhet fjalë për politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së.
"Po flasim për një vend që po zbaton reforma dhe për shkak të periudhës së gjatë si aplikant për anëtarësim, tashmë ka zbatuar shumë rregullore ligjore në përputhje me legjislacionin evropian", tha Vajc.
Eurodeputeti tha se kur vendi përfundimisht t'i miratojë ndryshimet kushtetuese "që i mbrojnë të drejtat e pakicave", menjëherë do të mund të fillojë negociata efektive për anëtarësim.
"Shpresoj që ky raport të kontribuojë në lehtësimin e rrugës për fillimin e këtyre negociatave efektive", shtoi Vajc.
Sipas tij, dokumenti flet edhe për reformat që duhen zbatuar, situatën në vend, e cila është ende nën standardet evropiane, sundimin e ligjit, pavarësinë e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit, si dhe standardet mjedisore në këtë, siç tha ai, vend të bukur me një trashëgimi të mrekullueshme natyrore, por edhe me mangësi në menaxhimin e mbeturinave dhe ujërave të zeza dhe ndotjen e ajrit.
"Maqedonia e Veriut është një vend ku shoqëria civile ka hapësirë për veprim, ka hapësirë t'i ndërtojë mendimet e saj dhe të punojë, që nuk është rasti në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Folëm për një vend që po përpiqet të ndërmarrë hapat e nevojshëm drejt fillimit të negociatave inkuadruese. E rëndësishme është që tani e kemi këtë Raport dhe mendoj se ky është një hap i mirë përpara dhe me këtë optimizëm që sjell në këtë proces, jam i bindur se do të jemi të dobishëm në udhëheqjen e vendit drejt reformave të nevojshme, për të mirëpritur progresin që është arritur tashmë dhe për të inkurajuar Qeverinë të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të filluar më në fund negociatat e pranimit", shtoi Vajc. sa/
Foto: Skrinshot