• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ushtria ukrainase pret një ofensivë të madhe ruse mbi Harkovin

Ushtria ukrainase pret një ofensivë të madhe ruse mbi Harkovin

Kiev, 9 prill 2024 (MIA) - Ukraina "maksimizon përpjekjet për të parandaluar planet ruse kundër Harkovit", tha presidenti i saj Volodimir Zelenski ndërsa ushtria ukrainase ka forcuar mbrojtjen e saj në qytetin e dytë më të madh të vendit, i cili besohet të jetë objektivi i ofensivës së ardhshme ruse.

“Po punojmë me partnerët tanë për të forcuar mbrojtjen ajrore”, tha Zelenski në fjalimin e tij të përditshëm të hënën në mbrëmje.

Më herët, Zelenski u takua me udhëheqjen armatës në Kiev për të rënë dakord për masat për mbrojtjejn e Harkovit, qytetin verilindor që ka qenë nën zjarr të vazhdueshëm nga sulmet ajrore ruse në periudhën e kaluar.

“Tema kryesore ishte Harkovi, mbrojtja e atij qyteti kundër sulmeve ruse dhe mundësia e forcimit të mbrojtjes sonë ajrore dhe armëve elektronike” në rajon, shkroi presidenti ukrainas në aplikacionin Telegram.

Ushtria ukrainase beson se Harkovi mund të jetë objektivi i ofensivës tjetër të madhe ruse. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR