• e premte, 27 dhjetor 2024

Ushtria ruse po kryen operacione luftarake në rajonin e Voronezhit, deklaroi guvernatori Aleksandar Gushev

Ushtria ruse po kryen operacione luftarake në rajonin e Voronezhit, deklaroi guvernatori Aleksandar Gushev

Moskë, 24 qershor 2023 (MIA) - Armata ruse sot po kryen operacione "luftarake" në rajonin e Voronezhit, i cili kufizohet me Ukrainën dhe ndodhet rreth 600 kilometra në jug të Moskës, njoftuan autoritetet lokale gjatë kohës kur grupi paramilitant "Vagner" bëri thirrje për një kryengritje të armatosur dhe e  mori komandën ushtarake në qytetin jugor rus të Rostov mbi Don.

"Në kuadër të operacionit anti-terrorist në territorin e rajonit të Voronezhit, forcat e armatosura të Federatës ruse kryejnë veprimet e nevojshme operative dhe luftarake", shkruan në kanalin e Telegramit guvernatori rajonal, Aleksandar Gushev. 

Voronezh është në gjysmë të rrugës midis Moskës dhe Rostov mbi Donit, ku shefi i "Vagnerit", Evgenij Prigozhin, herët në mëngjes njoftoi se kishte konfiskuar objektet ushtarake.

Në një fjalim të jashtëzakonshëm drejtuar kombit, presidenti rus Vladimir Putin tha se veprimet e grupit "Vagner" ishin tradhti dhe se vendi ishte goditur me thikë pas shpine dhe se fajtorët do të ndëshkohen. Në të njëjtën kohë, në një fjalim para popullit, ai i bëri thirrje rusëve për unitet. qa/shk/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR