• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ushtria nigeriane gabimisht vrau pjesëmarrësit në një festë fetare në vend të kryengritësve

Ushtria nigeriane gabimisht vrau pjesëmarrësit në një festë fetare në vend të kryengritësve

Abuxha, 5 dhjetor 2023 (MIA) - Në një sulm të armatës nigeriane me drone në vend të kryengritësve gabimisht janë vrarë civilë, pranuan sot autoritetet në këtë vend të Afrikës Perëndimore.

Vdekja e një numri të paspecifikuar muslimanësh në një festë fetare dy ditë më parë është i fundit në një seri gabimesh ushtarake në vatrat e dhunës në Nigeri.

Banorët vendas thonë se 50 persona humbën jetën për shkak të gabimit të armatës, ndërsa zyra e Amnesti Interneshënall për Nigerinë kumtoi se në sulm kanë humbur jetën madje 120 persona, duke përfshirë edhe shumë fëmijë.

Banorët vendas shpesh herë vriten në sulme ajrore të forcave të sigurisë ndaj vatrave të grupeve të armatosura të cilët kanë shkatërruar pjesë të Nigerisë veriperëndimore dhe qendrore.

Sulmi i fundit i dështuar tragjikisht shkaktoi zemërim publik dhe kujtoi akuzat e përhapura për shkeljen e të drejtave të njeriut nga SHBA dhe aleatët e tjerë perëndimorë të forcave të sigurisë të Nigerisë. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR