• e hënë, 08 korrik 2024

Ushtria izraelite thotë se spitali nuk është cak i IDF-së

Ushtria izraelite thotë se spitali nuk është cak i IDF-së

Londër, 17 tetor 2023 (MIA) -  Redaktori ndërkombëtar i Bi-Bi-Si-së, Xheremi Bouen, thotë se ka marrë një deklaratë në një thirrje telefonike nga zyra e zëdhënësit të Forcave izraelite të Mbrojtjes (IDF), duke reaguar në, siç thonë autoritetet palestineze, sulm izraelit në spitalin Al Ahli në Gazë.

Në kumtesë thuhet se "spitali është një ndërtesë shumë e ndjeshme dhe nuk është një cak i IDF-së". 

"IDF po e heton burimin e shpërthimit dhe si gjithmonë i jep përparësi saktësisë dhe besueshmërisë. I bëjmë thirrje të gjithëve që të vazhdojnë me kujdes kur raportojnë për pretendime të paverifikuara për një organizatë terroriste", raportoi Bi-Bi-Si, duke e cituar deklaratën. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR