• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ushtria izraelite pretendon se ka "eliminuar" 130 militantë, është rrethuar qyteti i Gazës

Ushtria izraelite pretendon se ka

Tel Aviv, 2 tetor 2023 (MIA) - Armata izraelite njoftoi se sot "eliminoi" më shumë se 130 militantë, ndërsa zëdhënësi ushtarak, Daniel Hagari tha se ushtria tani e ka rrethuar qytetin e Gazës dhe se ofensiva e saj tokësore po vazhdon.

DPA thekson se fillimisht është e paqartë nëse 130 militantët janë vrarë në të vërtetë.

Qyteti i Gazës është qyteti më i madh në rripin e mbyllur bregdetar.

Ushtria theksoi se po zhvillon "beteja të ashpra" kundër terroristëve të Hamasit në Rripin e Gazës.

Gjatë operacioneve të sotme tokësore në Rripin e Gazës, forcat izraelite shkatërruan edhe instalimet dhe infrastrukturën ushtarake të Hamasit, si dhe shumë armë. Avionët mbështetën ofensivën dhe sulmuan disa qendra komandimi dhe kontrolli ushtarak të anëtarëve të lartë të Hamasit. "Infrastruktura terroriste" ishte shënjestruar në zonat civile, shtoi ushtria izraelite.

Anija me raketa detare, gjithashtu, goditi ndërtesat e Hamasit dhe pikat e vëzhgimit të mbushura me eksploziv, njofton ushtria. Forcat ajrore dhe marina izraelite vazhdojnë të sulmojnë objektivat detare të organizatës islamike.

Armata izraelite më parë njoftoi se që nga fillimi i luftës kishte goditur më shumë se 12.000 objektiva në Rripin e Gazës. qa/ab/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR